Category: Sport

  • Tronditet bota e futbollit/ Ndërron jetë futbollisti i njohur, vëllai i tij në gjendje të rëndë

    Tronditet bota e futbollit/ Ndërron jetë futbollisti i njohur, vëllai i tij në gjendje të rëndë

    Një tragjedi trondit botën e futbollit. Ibrahim Babangida, vëllai i më të famshmëve Haruna dhe Tijani, vdiq në një aksident automobilistik në autostradën Kaduna-Zaria në Nigeri.

    Ish-lojtari i Volendamit udhëtonte në shoqërinë e Tijanit, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën, dhe bashkëshortes së këtij të fundit, e cila gjithashtu mbeti e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

    Ibrahim Babangida ishte 47 vjeç; në karrierën e tij, përveç eksperiencës në klubin holandez, ai ka veshur edhe fanellat e Kano Pillars, Stationery Stores dhe Katsina United, të gjitha skuadra nigeriane.

    Tijani, 50 vjeç, luajti 102 ndeshje për Ajaxin dhe 36 për ekipin kombëtar, duke fituar gjithashtu medaljen e artë olimpike në 1996.

  • E bujshme! Finalistët e Ligës së Kampioneve kërkojnë Armando Brojën, nisin negociatat me Çelsin

    E bujshme! Finalistët e Ligës së Kampioneve kërkojnë Armando Brojën, nisin negociatat me Çelsin

    Armando Broja do të larohet nga Çelsi gjatë verës dhe për sulmuesin shqiptar ka filluar që tani interesimi nga klube të ndryshme.

    Mendohej se ai do të ishte një futbollist i kërkuar në Premier Ligë, por për çudi, ekipi i cili ka shfaqur më shumë interes për lojtarin aktualisht është jashtë Britanisë së Madhe dhe bëhet fjalë për një nga finalistët e Ligës së Kampioneve.

    Mediat britanike bëjnë të ditur se kanë nisur negociatat me futbollistit të huazuar te Fullhem dhe Borusias së Dortmundit, që kërkon një tjetër lojtar për sulmin për sezonin e ardhshëm. Skuadra e drejtuar nga Edin Terziç ka bërë mjaft mirë në fazën ofensive, por po kërkon të përforcohet me një element tjetër të perspektivës si Broja, duke shpresuar që ai të ndjekë gjurmët e emrave që ky klub ka vlerësuar duke marrë nga Anglia si Sanço apo Bellingam.

    Raportohet se bisedimet mes Dortmundit dhe Çelsit janë në fazë të avancuar dhe vetë Broja është i kënaqur me këtë mundësi që i është shfaqur, ndonëse kjo do të thotë se ai do të largohet nga Premier Liga./PANORAMASPORT.AL

  • Ndeshje e shkëlqyer ndaj Francës, Kombëtarja Shqiptare në Minifutboll e nis me barazim Europianin në Moldavi (Video)

    Ndeshje e shkëlqyer ndaj Francës, Kombëtarja Shqiptare në Minifutboll e nis me barazim Europianin në Moldavi (Video)

    Ka nisur me një barazim pa gola rrugëtimi i Shqipërisë në Europianin e Minifutbollit.

    Kuqezinjtë u ndalën në rezultatin 0-0 përballë Francës në sfidën e parë të Grupit E në takimin e luajtur të Moldavi.

    Pavarësisht një starti të ngadaltë kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko e morën shpejt veten dhe filluan të rrezikojnë portën e kundërshtarit.

    Në minutën e 11’ Shqipëria krijoi rastin e parë teksa pati mundësi për të përfituar ku Franca luajti me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit me karton të kuq.

    Në pjesën e dytë djemtë e drejtuar nga tekniku Sejko ishin më superior por tentativat e kuqezinjve nuk u konkretizuan me gol. Rasti më flagrant ishte ai i minutës së 36’ ku Gokaj goditi kuadratin por mbrojtësi francez devijoi topin në vijën fatale. Kështu Shqipëria merr një pikë në ndeshjen startuese të këtij kompeticioni.

    Të enjten dhe të premten kuqezinjtë do të zhvillojnë dhe tre përballje të tjera me synim kalimin e grupit. Ditën e nesërme kuqezinjtë do të luajnë kundër Ukrainës në orën 18:00 ndërsa të premten do të zhvillojnë dy takime brenda ditës, një në orën 12:00 përballë Lituanisë dhe në orën 21:00 kundër Serbisë.

  • E bujshme! Jo vetëm Spanja, edhe Italia rrezikon përjashtimin nga Euro 2024 për të njëjtën arsye

    E bujshme! Jo vetëm Spanja, edhe Italia rrezikon përjashtimin nga Euro 2024 për të njëjtën arsye

    Një situatë e pazakontë po zhvillohet gati një muaj para fillimit të Euro 2024. Spanja dhe Italia, kundërshtare të Shqipërisë në grupin e Europianit, rrezikojnë përjashtimin nga ky aktivitet nëse shtetet përkatëse nuk heqin dorë nga vendimi për të kontrolluar federatat e futbollit.

    Më saktësisht, shteti spanjoll ka ndërtuar një komision monitorimi dhe kontrolli për Federatën Spanjolle të Futbollit, duke parë situatën e krijuar pas shkarkimit të presidentit Luis Rubiales dhe akuzave për abuzime të Roha, pasardhësit të tij më të mundshëm që gëzonte mbështetjen e federatave rajonale.

    Shteti ka bllokuar zgjedhjet dhe për momentin është Ministria përkatëse për sportin ajo që kontrollon Federatën, me një komision i cili duhet të normalizojë situatën e saj. FIFA dhe UEFA janë kundër kontrollit nga qeveritë të Federatave, edhe pse për shembull në vendet arabe e lejojnë hapur një gjë të tillë, ndaj kanë kërcënuar Spanjën me përjashtim nga aktivitetet zyrtare.

    Tani, edhe Italia po bën të njëjtën gjë, por në një mënyrë pak më të ndryshme. Qeveria është gati të miratojë një akt ligjor për krijimi e një “Agjencie për vigjilencën ekonomike dhe financiare të shoqatave sportive profesioniste”.

    Kjo e fundit mund të kontrollojë të gjitha paratë që hyjnë e dalin nga shoqatat sportive, përfshirë edhe federatën. Në teori, kjo agjenci duhet të shërbejë vetëm për të kontrolluar nëse ka apo jo shkelje financiare. Por UEFA-s nuk i pëlqen një gjë e tillë, ndaj ka lënë të kuptohet se miratimi i një agjencie të tillë. Do të sjellë pasoja të rënda për Italinë. Edhe në këtë rast, kërcënimi me përjashtimin nga Europiani është mëse i mundshëm.

    Me kërcënime të tilla, mbetet të shihet si do të reagojnë shtetet në fjalë, dy prej më të mëdhave në Europë me një peshë politike, por edhe sportive shumë të rëndësishme Shtetet e vogla, përfshirë edhe Shqipërinë, kanë bërë prapakthehu në të kaluarën. Por Spanja dhe Italia mund të krijojnë një precedent të rrezikshëm për UEFA-n, duke i hequr asaj një mburojë të fortë që kishte krijuar për drejtuesit e Federatave.

  • Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-arbitri i njohur

    Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-arbitri i njohur

    Ish-arbitri, Tomor Hoxha ka ndërruar jetë.

    Ai ka punuar për vite me radhë si vëzhgues i FSHF-së si dhe Drejtues i Kolegjiumit te Arbitrave Vlorë.

    Lajmin për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar te Futbollit”.

    “Dite e trishte per arbitrimin Shqiptar!

    Eshte ndare sot nga jeta z.Tomor Hoxha!

    Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-arbitri i njohur (Emri+ Foto)

    Tomor Hoxha ka qene ish-arbiter, gjithashtu ka punuar per vite me radhe si vezhgues i FSHF-se si dhe Drejtues i Kolegjiumit te Arbitrave Vlore!

    Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar te Futbollit” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Hoxha, te afermve dhe miqve te tij.

    Prehu ne paqe Tomor Hoxha!”, thuhet në postim.

  • Mori vëmendjen e kamerave në Bayern – Real Madrid, kush është bukuroshja shqiptare me flamurin kuqezi

    Mori vëmendjen e kamerave në Bayern – Real Madrid, kush është bukuroshja shqiptare me flamurin kuqezi

    Minuta e 38 në “Allianz Arena”. Në duelin mes Bayern Munich dhe Real Madrid për gjysmëfinalen e Champions League regjia u ndal te tifozët në stadium. Mes tyre ishin edhe tifozët shqiptarë.

    Një nga tifozet në stadium mbante flamurin kuqezi, teksa foto e saj ka bërë xhiron në media.

    Shpejt u zbulua që vajza quhet Azra Jashari dhe është shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

    Krah saj është i fejuari dhe mikja Rina Halili.

  • Mirlind Daku nuk di të ndalet, gjen përsëri golin në kampionatin rus (Video)

    Mirlind Daku nuk di të ndalet, gjen përsëri golin në kampionatin rus (Video)

    Mirlind Daku ka shënuar golin e vetëm të Rubin Kazan, gjatë përballjes që kishin këta të fundit me Ural, në javën e 26-të të kampionatit rus të futbollit.

    Në minutën e 43-të të lojës, sulmuesi shqiptar kalon disa kundërshtarë, dhe lëshon një goditje potente drejtë zonës, teksa portieri i miqve e kishte të pamundur që të arrinte topin, dhe kështu përfundoi në rrjetë.

    Kjo ishte java e dytë radhazi që 26-vjeçari shënon për ekipin e tij, teksa këtë sezon ka arritur të realizojë 7 gola dhe 4 asist, në 24 ndeshje që ka luajtur në kampionatin rus.

    Daku po jep shenja të mira dhe është një nga kandidatët kryesorë për sulmin që do të ketë Kombëtarja shqiptare në Euro 2024.

  • Pikantet e Tirana-Partizani/ Arbitrat sulmohen nga tifozët, shfryn Abazaj. Dy tifozeritë rrihen rrugëve

    Pikantet e Tirana-Partizani/ Arbitrat sulmohen nga tifozët, shfryn Abazaj. Dy tifozeritë rrihen rrugëve

    Tirana-Partizani ka gjithmonë spektakël brenda dhe jashtë fushës së lojës. Gjatë më shumë se 100 minutave të djeshme ja cilat ishin pikantet e takimit.MixCollage-28-Apr-2024-07-11-PM-3933

    -Që në orën 18:00 dy tifozëritë kishin mbushur shkallët e stadiumit. Të pranishëm në “Air Albania” kanë qenë 12700 tifozë. Drejtoria e “Air Albania”, kishte hequr karriget në dy pjesët e ultrasve. Një gjendje që do të qëndrojë edhe në “Final 4”, që ndenjëset të mos dëmtohen.

    -Kristal Abazaj nuk e pret mirë zëvendësimin në minutën e 87-të të lojës. Për të mos krijuar polemika, Fagu i kep dorën dhe të njëjtën gjë bën edhe lojtari.

    -Në përfundim të lojës dy anëtarë të stafit të Tiranës, polemizojnë me gjyqtarin Eldorado Hamiti, por ndalen nga stjuartët. Më pas, arbitri i derbit Partizani-Tirana, Eldorian Hamitaj, së bashku me ndihmësit e tij, është goditur me gota birre pas përfundimit të ndeshjes së fituar nga të kuqtë me rezultatin 2-1. Ndeshja përfundoi me 14 kartonë të verdhë (7 për secilin ekip) dhe 2 kartonë të kuq (1 për secilin ekip), gjë që duket se nuk i ka pëlqyer tifozëve, të cilët pakënaqësinë e tyre e shprehën në një mënyrë të shëmtuar ndaj arbitrit kryesor

    -Derbi mes “Partizanit” dhe “Tiranës” ka vazhduar edhe pas mbarimit të ndeshjes. Por këtë herë në rrugët e Tiranës. Një grup të rinjsh, tifozë të “Partizanit” janë përleshur me mjete të forta me një grup të rinjsh, dyshohet tifozë të “Tiranës” pranë kompleksit “Kika” në Komunën e Parisit”. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie që kanë qetësuar situatën. Mësohet se nga përleshja mes të rinjve nuk ka pasur të plagosur.

  • Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

    Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

    Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, të Kampionatit Europian të xhudos.

    Kampionia olimpike në finale mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida me waza-ari.

    Krasniqi eliminoi kroaten Ana Viktorija në çerekfinale për t’u pozicionouar në mesin e katër më të mirave evropiane në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Më pas, xhudistja e njohur në gjysmëfinale mundi spanjollen Ariane Toro Soler, ndërsa përmbylli më së miri misionin e saj me arritjen e medaljes së artë.

  • Interi me një ‘Scudetto’ për librat e historisë, lojtarët dhe tifozët ndezin qytetin(Video)

    Interi me një ‘Scudetto’ për librat e historisë, lojtarët dhe tifozët ndezin qytetin(Video)

    Një ‘Scudetto’ që do mbahet mend gjatë në historinë e futbollit, madje tashmë është pjesë e librave të historisë.

    Milano sot sërish është e ndarë në dy zona, ajo e festës dhe gëzimit dhe ajo e lotëve dhe trishtimit, gjithçka rezultat i një derbi, që për të 6-tën herë radhazi fitohet nga Interi.

    Dhe shpallja Kampion të Italisë pikërisht në ‘derbi della Madonnina’ nuk mund të ishte imagjinuar ndonjë herë as nga tifozi më fanatik, e megjithatë tashmë është realitet.

    Interi fitoi yllin e dytë në fanellë pikërisht në sy të rivalëve historik të Milanit.

    Për këtë arsye rreth 15 mijë tifozë zbarkuan në “Duomo” duke vijuar festimet pavarësisht se temperaturat ishin 6 gradë dhe binte shi.

    Jo vetëm në sheshin e qytetit, tifozët zikaltër ishin shpërndarë në çdo cep të Milanos duke festuar së bashku për këtë titull të paharruar.

    Mes tifozëvë të shumtë, që mbanin flakadanë dhe flamuj në duar, krejt papritur u shfaq edhe një traktor i cili iu bashku turmës për të festuar titullin në Serie A.

    Policia lokale nuk njoftoi për dëme apo probleme specifike, por festa nuk pritet të ndalet këtu, një festë akoma më e madhe parashikohet në momentin që lojtarët dhe trajneri Inzaghi do të bëjnë paradën e tyre në “Duomo” pasi të kenë marrë në duar trofeun e vërtetë, të 20 në Serie A.