Pikantet e Tirana-Partizani/ Arbitrat sulmohen nga tifozët, shfryn Abazaj. Dy tifozeritë rrihen rrugëve

by editor

Tirana-Partizani ka gjithmonë spektakël brenda dhe jashtë fushës së lojës. Gjatë më shumë se 100 minutave të djeshme ja cilat ishin pikantet e takimit.MixCollage-28-Apr-2024-07-11-PM-3933

-Që në orën 18:00 dy tifozëritë kishin mbushur shkallët e stadiumit. Të pranishëm në “Air Albania” kanë qenë 12700 tifozë. Drejtoria e “Air Albania”, kishte hequr karriget në dy pjesët e ultrasve. Një gjendje që do të qëndrojë edhe në “Final 4”, që ndenjëset të mos dëmtohen.

-Kristal Abazaj nuk e pret mirë zëvendësimin në minutën e 87-të të lojës. Për të mos krijuar polemika, Fagu i kep dorën dhe të njëjtën gjë bën edhe lojtari.

-Në përfundim të lojës dy anëtarë të stafit të Tiranës, polemizojnë me gjyqtarin Eldorado Hamiti, por ndalen nga stjuartët. Më pas, arbitri i derbit Partizani-Tirana, Eldorian Hamitaj, së bashku me ndihmësit e tij, është goditur me gota birre pas përfundimit të ndeshjes së fituar nga të kuqtë me rezultatin 2-1. Ndeshja përfundoi me 14 kartonë të verdhë (7 për secilin ekip) dhe 2 kartonë të kuq (1 për secilin ekip), gjë që duket se nuk i ka pëlqyer tifozëve, të cilët pakënaqësinë e tyre e shprehën në një mënyrë të shëmtuar ndaj arbitrit kryesor

-Derbi mes “Partizanit” dhe “Tiranës” ka vazhduar edhe pas mbarimit të ndeshjes. Por këtë herë në rrugët e Tiranës. Një grup të rinjsh, tifozë të “Partizanit” janë përleshur me mjete të forta me një grup të rinjsh, dyshohet tifozë të “Tiranës” pranë kompleksit “Kika” në Komunën e Parisit”. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie që kanë qetësuar situatën. Mësohet se nga përleshja mes të rinjve nuk ka pasur të plagosur.

You may also like