Sekuestrimi i pasurive të Kristian Boçit dhe gruas së tij Drilona Boçit ka bërë shumë bujë në publik.
Advertisements
Por në fakt ka pasur kohë që Boçi dyshohej si i përfshirë në rrjet kriminal. Ka qenë biznesmeni i arrestuar Arbër Çekaj, i cili përmendi emrin e Boçit në vitin 2018 së bashku me Lul Morinën, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Advertisements
Sipas Çekajt, Boçi dhe Morina ishin dy koka që fshihen pas trafikut të kokainës nga vendet Amerikës Latine drejt Evropës. Por avokatët e Çekajt e mohuan këtë pretendim.
Ndërkohë që sipas Prokurorisë, Boçi rezulton i dënuari për drogë në Belgjikë dhe teksa kishte krijuar një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte para. Sipas prokurorisë, personat në fjalë kanë kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë që Boçi bëri një reagim në rrjetet sociale duke thënë se nuk i ka hyrë në hak vendit të tij as me tendera dhe as krime apo poste.