Çfarë po ndodh jashtë? Baby G dhe Dijonisi flasin për marrëdhënien e tyre në Ferma Club

by editor

Mbrëmjen e djeshme në studion e “Ferma Club” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova janë mbledhur finalistët e Ferma VIP ku kanë treguar ndjesitë pas përfundmimit të reality show-t.

Advertisements

Baby G dhe Dijonisi folën qartë për marrëdhënien e tyre për të cilën është aluduar shumë. Ata konfirmuan se janë thjeshtë shokë dhe nuk ka asgjë mes tyre jashtë.

“Është keqkuptuar, nuk ka patur dashuri të vërteta, as ndjenja. Aty ka pas aktrim, aktor, filma Hollywood. Unë nuk kam qenë aktor. Nuk kam pëlqyer asnjë vajzë aty brenda, për ta vazhduar situatën jashtë“, u shpreh Dijonisi.

Advertisements

Gjithashtu edhe Baby G ka konfirmuar se janë thjesht shokë.

“Unë dhe Dijonisi jemi shok. Por nuk ka ndonjë gjë të keqe që na kanë thënë që dukemi bukur bashkë. Por ne jemi shokë“, u shpreh Baby G.

You may also like