“Çmendet” moti në Qarkun e Elbasanit, reshjet e denduara krijojnë vështirësi në qarkullim

by editor

Reshjet e denduara të shiut të shoqëruara me erë e breshër në Qarkun e Elbasanit kanë krijuar situata të shumta problematike.

Advertisements

Në disa zona ka patur bllokim qarkullimi në disa rrugë për shkak të vërshimit të ujërave dhe gurëve.

Advertisements

Ndërsa në një pjesë të rrugës në një lagjeje përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin në Librazhd për 30 minuta ishte e pakalueshme pasi uji përmbyti të gjithë zonën.

Ndërkohë në zonën ku ndodhet Spitali i Librazhdit nga stuhia u rrëzuan disa pemë dhe si rezultat i motit të keq u dëmtua edhe rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike.

Advertisements

You may also like