Me sugjerimin të meteorologëve, të cilët paralajmërojnë për katër ditë temperatura shumë të larta deri në 43 gradë Celsius, shumë bashki në të gjithë Greqinë kanë vijuar me vendimin për të mbajtur të mbyllura kopshtet dhe shkollat fillore.
Advertisements
Vihet re se vala e të nxehtit do të prekë kryesisht rajonet qendrore dhe jugore të Greqisë kontinentale. Mediat vendase shkruajnë se piku i vapës pritet nesër, e mërkurë, 12 qershor dhe ditën e enjte, 13 qershor.
Advertisements
Të premten e datës 14 qershor përfundon viti shkollor për kopshtet dhe shkollat ??fillore, çka do të thotë se vapa ndoshta e sjell fundvitin para kohe.