Apeli i ktheu ‘vulën’ Berishës, vjen reagimi i Bylykbashit

by editor

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar të drejtë dhe legjitim vendimin e Gjykatës së Apelit për ti dhënë vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës.

Advertisements

Me anë të një postimi në Facebook, Bylykbashi thekson se përfundimisht Partia Demokratike është e demokratëve. Sipas tij vota e demokratëve triumfoi mbi vulën e kryetarit.

Advertisements

Partia Demokratike sot përfundimisht është e demokratëve!

Demokratët e vendosën kush është PD me kurajo më 9 shtator kur kaluan me guxim “Rubikonin” e politikës.

E vendosën përgjatë 4 muajve epikë të Foltores që ngritën peshë zemrën e të gjithëve.

E vendosën më 11 dhjetor 2021 në Kuvendin e jashtëzakonshëm të demokratëve ku vota e anëtarëve fitoi mbi vulën e kryetarit.

E vendosën me referendum dhe me votime demokratike brenda partisë ku përcaktuan se vetëm vota e anëtarëve bashkon demokratët anekënd.

E vendosën votuesit se kush ishte PD në zgjedhje më 6 mars 2022 dhe 14 maj 2023.

Sot gjykata përfundimisht legjitimoi që në demokraci vendos vota dhe jo vula.

You may also like