Diskutimi per Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion/ Bardhi largohet nga salla e Kuvendit

by editor

Seanca e sotme plenare, ka nisur mes debateve lidhur me pr. vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, është përballur me zërat kundërshtues të deputetëve të opozitës.

Advertisements

Deputetja Ina Zhupa, mori fjalën në foltore dhe iu referua të drejtave të gazetarëve si dhe pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Advertisements

Gjatë kësaj kohe në transmetim u pa dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili doli nga salla e Kuvendit.

Nuk dihet nëse largimi i Bardhit ishte momental, apo si një “protestë” ndaj pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Partia Demokratike, deklaroi dje se nuk do e mbështesin me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, pasi nuk dinë objektin dhe se sipas tyre është thjesht një propagandë e kryeministrit Edi Rama.

You may also like