Doli zbuluar nga era e kanabisit, e pëson keq shqiptari në Angli (Emri)

by editor

Një 42-vjeçar shqiptari është vënë në pranga nga autoritet angleze pasi kishtë shndërruar ish-zyrat e punës në shtëpi kanabisi.

Advertisements

Në pranga ështe vënë Ylber Dajci ndërsa mësohet se bimët të cilat po kultovonte kapin vlerat 1.9 milion stërlina. 42-vjeçari u kap duke u kujdesur për plantacionin e kanabisit në zyrat e papërdorura mbi Qendrën e Punës Gloucester gjatë verës së kaluar.

Advertisements

Ai u dënua këtë të enjte me dy vite e një muaj burg ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë. Rasti u zbulua pasi policia u informua për erën që vinte nga katet e sipërme të ndërtesës së ish-magazinës, teksa stafi ishte alarmuar për këtë gjë.

Njëkohësisht ata konstatuan rrjedhje uji nga kati i sipërm. Më tej policia shtoi se shqiptari kishte krijuar 16 dhoma për të kultivuar 2373 bimë kanabisi, të cilat ishin në faza të ndryshme zhvillimi.

Dajci pranoi në polici se ishte u punësuar si kopshtar në prodhimin e kanabisit, por kishte pak përfshirje në pjesën tjetër të operacionit. Avokatja e 42-vjeçarit, Catherine Spedding tha se ai kishte shkuar ilegalisht në Britaninë e Madhe nga Shqipëria rreth 18 muaj para se të arrestohej.

“Si pjesë e kësaj ai kishte grumbulluar një borxh për trafikim. Ndërsa synonte plotësisht të punonte legalisht, mungesa dokumentet që kishte në dispozicion e penguan atë të punonte në mënyrë legjitime dhe ai ra përsëri në duart e trafikantëve në vend dhe u detyrua të bëhej kopshtar për të shlyer borxhin e tij. Dajci është familjar dhe i vjen keq për përfshirjen e tij në këtë sipërmarrje kriminale pasi besonte plotësisht se po vinte në këtë vend për të punuar legalisht, por realiteti ishte shumë ndryshe”, tha ajo.

You may also like