“Donaldi të ka shkruar një letër”, Einxhel Shkira befason me pjesëmarrjen në emisionin e Bora Zemanit (Video)

by editor

Einxhel Shkira do të jetë e ftuar në emisionin moderatores Bora Zemani, “Cherry on Top”.

Advertisements

Për shumë kjo ka qenë një befasi, duke patur parasysh raportin e saj me Donald Veshajn, i cili prej vitesh është partneri i Bora Zemanit.

Advertisements

“Besoj që ka shumë njerëz që do të habiten me praninë time”, tha Einxhel pas prezantimit në studio.

Në një video të shkurtër të “promo”-s, Bora i tha se Donaldi i ka shkruar një letër.

“Donaldi të ka shkruar një letër”, iu drejtua ajo.

Advertisements

Einxhel nga ana tjetër i thotë: “Nuk e përballoj dot, një sekondë”.

Einxhel dhe Donaldi kanë qenë të përfshirë në debate të ashpra gjatë “Big Brother VIP Albania”, duke e akuzuar njëri-tjetrin për kohën që punonin bashkë. Fansat kanë theksuar edhe faktin se ajo është shoqe e ngushtë e Triksës.

Ajo ka qenë pjesë e ekipit në emisionin e vëllezërve Veshaj, Donaldit dhe Romeos.

You may also like