Kryeministri Edi Rama në nisje të konferencës me homologen Georgia Meloni u ndal tek investigimi i RAI3. Sipas kreut të qeverisë, marrëveshja demokratike për emigrantët u shndërrua në një abuzim të pushtetit të katërt në kurriz të shqiptarëve dhe popullit italian.
Advertisements
Rama solli në vëmendje emigrantët afganë që erdhën në Shqipëri, ndërsa theksoi se “Për gjithë Evropën jemi krenarë që mund të japim ndihmën tonë jo si Evropianë brenda BE, por si evropianë me BE”.
Advertisements
“Shpreh trishtim për gjysmë të vërtetash që janë thënë në mediat italiane mbi Shqipërinë. Me qëllimin fare të qartë për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive. Duhet të kenë turp, të gjithë ata që të drejtën demokratikë të kësaj marrëveshje e kanë shndërruar në abuzim të pushtetit të katërt dhe kjo në kurriz të Shqiptareve dhe popullit italian.
Falënderoj të gjithë ata që kanë treguar solidaritetin ndaj nesh. Kam marrë mesazhe nga miqtë në Itali, kundrejt atij lumi balti ndaj vendit tonë, qeverisë tonë që mund të ketë cdo mëkat, por kurrë nuk ka pasur mëkat mbi krimin.
Diku disa qindra metra nga këto në një hotel të madh jeton me shpenzimet tona jeton një komunitet afganësh. Janë 350 njerëz që i janë larguar vdekjes.
Për gjithë Evropën jemi krenarë që mund të japim ndihmën tonë jo si Evropianë brenda BE, por si evropianë me BE”, tha Rama.