Dy persona të armatosur dhunojnë të moshuarin dhe tentojnë t’i vjedhin banesën në Lezhë

by editor

Dy persona të armatosur dhe me maskë kanë tentuar të grabisin një banesë në fshatin Malecaj të Lezhës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të kësaj të hëne, teksa dy personat e armatosur hynë në banesën e familjes Buja. Brenda shtëpisë ishte vetëm kryefamiljari Nikoll Buja, i cili sapo ka dëgjuar zhurmën është zgjuar dhe ka konstatuar grabitësit.

Këta të fundit hasën në rezistencën e te moshuarit dhe kanë nisur të përleshen me të, duke e goditur në pjesën e kokës, ndërsa në ato momente kanë qëlluar dhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati përsona të lënduar.

Grabitësit u larguan me shpejtësi pa arritur të marrin asgjë në banesen e familjes Buja. Ndërkohë pas sinjalizimit nga banorët policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisen hetimet, por pa arritur të bien në gjurmët e autoreve të cilët kane qene dy përsona.

You may also like