Astrologët shpesh parashikojnë ndryshime të rëndësishme çdo vit, në varësi të pozicioneve të planetëve dhe parametrave të tjerë astrologjikë.
Advertisements
Screenshot_4
Advertisements
2025-ta duket se do të jetë një vit plot trazira dhe në veçanti dy shenja të zodiakut do të rifitojnë forcën e tyre dhe do të bëhen më të fuqishme.
Energjia e vitit 2025, siç thonë astrologët, sjell nevojën për evolucion dhe rilindje të brendshme.
Shenjat që konsiderohen më të fuqishme zakonisht janë ato që lidhen me aftësinë për të menaxhuar ndryshimin.
Dashi
Personaliteti i guximshëm i Dashit do të jetë i dukshëm në vitin 2025, sipas astrologes Helena Hathor. Astrologia thotë se kjo shenjë e fortë e zodiakut refuzon të tërhiqet nga çdo sfidë, gjë që do sjellë veç të mira te ta.
“Ata e marrin veten shumë seriozisht,” shpjegon Hathor.
“Nëse përfundoni në një përballje personale me një Dash këtë vit, thjesht jini të përgatitur”.
Energjia impulsive e Dashit do të përfitojë nga energjia e disiplinuar e Saturnit, e cila, siç shpjegoi Hathor, do ta bëjë Dashin edhe më konkurrues dhe ambicioz se zakonisht.
Binjakët
2025 është një vit transformimesh intensive për Binjakët. Ndërsa personaliteti i adaptueshëm i Binjakëve shpesh konsiderohet kaotik, sjellja e tyre mund të bëhet edhe më e paqëndrueshme kur Urani, planeti i trazirave dhe revolucionit, hyn në shenjën e Binjakëve në korrik 2025, parashikon Hathor.
“Lëvizja e Uranit te Binjakët sjell ndryshime të papritura”, shpjegon astrologia.
“Edhe pamja e tyre dhe mënyra e të menduarit do të ndryshojnë”.
Prisni që Binjakët të ndryshojnë mendje pasi do ta kenë të vështirë të qëndrojnë të vendosur në diçka specifike.