Egla Ceno ka rrëfyer mes lotësh mallin për të atin, Agim Cenon, që u nda nga jeta vite më parë.
Advertisements
E ftuar në “S’e luan topi”, e përlotur, aktorja tregon lidhjen e fortë që ata kanë pasur dhe momentet e frikshme kur ai pësoi hemorragji cerebrale.
Advertisements
“Ka qenë një njeri gjakëmbël. Këtë nuk ma ka trashëguar, për fat të keq. Mblidheshin pas tij shumë njerëz, kaçurrel si puna ime. Kisha një stol ku shihja filma dhe kur atij i mungonte asistenti, asistenti i tij isha unë, ngrija një pulsant dhe filmi nuk ndërpritej.
Ecnim nga Poliçani deri në Peshtan te gjyshja, ecnim rreth dy orë larg në këmbë, mblidhnim lule, bënim kurora. Para pak ditësh takova mamin andej dhe…(qan) më ka marrë malli. Ka vdekur aq vjeç sa jam unë sot.
Advertisements
Mami më thotë që duart i kam si babi dhe kaçurrelat. Jam krenare që i kam ngjarë. Sa kisha mbushur 18 vjeçe, kur ndërroi jetë. Më merrte kudo me vete, në kinostudio dhe dasma, në kinema sigurisht, në shfaqje…
Më dha atë që mund të më jepte, nëse më bie rasti trashëgoj një këshillë nga im atë që më thoshte ‘bëj çfarë të dojë zemra, por kur të ikësh mos të thonë ja kjo’ dhe një gjë tjetër që nuk e kam kuptuar deri vonë, më thoshte ‘çdo ves mund të falet, ama vjedhja është mama i gjithë veseve.
Unë isha gjimaziste, ai dilte çdo mëngjes pinte kafe te një lokal afër kinoteatrit. Dy raste më janë fiksuar në kokë me babin, ditën kur i ra hemorragjia cerebrale, kam kërkuar për të dalë jashtë nga ora e mësimit, ndjeja ankth. U afrova te lokali dhe një shok i babit më merr dhe më afron te lokali ku ishte babi. Shoh tim atë. Vjen ambulanca dhe e transferon në Berat, aty ka ndenjur 14 ditë.
Gjetëm një makinë u nisëm dhe e kam takuar, nuk fliste ishte paralizuar gjysma e tij e djathtë. I thashë se do të sjell dhe çunat, diçka u mundua të thoshte, por nuk e bëri dot. Ika në shtëpi atë mbrëmje dhe ditën tjetër e sollën pa jetë.
Më ka ngelur peng që nuk arriti të jetojë. Unë e gëzoj çdo ditë, kam energji të madhe, e di që dhe ai do ishte kështu. Nuk mundi të bëjë shumë gjëra. Më vjen keq për të”, tha Egla në rrëfimin e saj.