Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e komisariatit të Devollit për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçari
Advertisements
Burime të siguruara thanë për Vizion Plus se ka qenë vetë 15-vjeçari ai që ka denoncuar rastin në policinë lokale pasi sipas tij, 45-vjeçari me iniciale A.A, babai i tre fëmijëve ka tentuar të kryejë marrdhenie me të.
Advertisements
Pas denoncimit policia ka shkuar në banesën e shtetasit A. A për të kryer shoqërimin e tij por nuk është gjetur.
Mbrëmjen e djeshme 45-vjeçari është vetëdorëzuar tek uniformat blu të komisariatit të Devollit.
Prokuroria ka filluar hetimet për ngacmim seksual./vizionplus.tv