E rëndë në familjen durrsake! 24-vjeçari rreh babain pasi i dhunoi nënën

by editor

Një 24-vjeçar dhe babai i tij 53-vjeçar kanë përfunduar në komisariat në Durrës, pas një konflikti mes tyre.

Advertisements

Policia njofton se gjithçka ka nisur pasi 53-vjeçari ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe për këtë arsye djali ka reaguar duke e dhunuar babain e tij. Pas kësaj, të dy ata janë shoqëruar në policisë.

Advertisements

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 53 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, babë e bir, banues në Durrës, pasi shtetasi K. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasi E. D. ka ushtruar dhunë ndaj ndaj babait të tij.

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt në një karburant në lagjen nr. 17/1, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para procedurale dhe hetimore për rastin, arrestuan në flagrancë shtetasin H. Gj., 27 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë konfliktit për motive të dobëta, ai ka goditur me përforcues grushti, punonjësit e këtij karburanti, shtetasit S. P. dhe F. Gj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

You may also like