I grabiti me dhunë në rrugë xhiron ditore faturinos së autobusit të linjës ‘Tiranë-Prishtinë’, arrestohet i riu

by editor

I grabiti me dhunë, në rrugë, xhiron ditore, faturinos së autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë”, kapet dhe arrestohet 25-vjeçari.

Advertisements

Gjendet dhe sekuestrohet shuma 675 euro që vodhi ky shtetas.

Advertisements

‘Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 31 vjeç, faturino i autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë”, se rreth mesnatës, një shtetas e kishte goditur në kokë, për t’i marrë çantën e brezit, me para në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linja”, shërbimet e Policisë, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Emirjan deda, 25 vjeç, banues në Laç.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 675 €, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”’, njofton policia.

You may also like