Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Dyshohet se një vajzë 14-vjeçare është dhunuar nga disa persona.
Advertisements
Fillimisht siç raporton Sinjali, ata e kishin detyruar viktimën të konsumonte substanca narkotike.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
Lidhur me rastin është lajmëruar edhe policia. Më tej siç raportohet, e mitura është gjetur diku në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.
Advertisements
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.
(Balkanweb)