E rëndë në SHBA/ Shembet ura në Maryland, makinat bien në ujë! Operacion për shpëtimin e personave(Video)

by editor

Një pjesë e urës Francis Scott Key në Baltimore në shtetin e Maryland në SHBA është shembur, pasi u godit nga një anije e madhe të martën në mëngjes.

Advertisements

Nuk raportohet për viktima, por besohet se disa njerëz dhe shumë makina kanë rënë në ujë.

Advertisements

Në orët e para të mëngjesit, një anije e madhe u përplas në urë dhe si pasojë shpërtheu në zjarr dhe u fundos.

Si pasojë e shembjes së një pjese të urës, shumë makina kanë rënë në ujë, raporton Associated Press.

“Të gjitha korsitë nga të dyja drejtimet janë mbyllur për shkak të incidentit në I-695 Bridge”, thanë autoritetet e transportit në Mariland.

Kryetari i Baltimore, Brandon Scott, tha se ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur operacionet e shpëtimit.

You may also like