Është ndarë nga jeta akademik Rexhep Ferri, piktor, profesor e shkrimtar, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Advertisements
Akademia e Shkencave të Shqipërisë publikoi mesazhin e ngushëllimit të akademik Skënder Gjinushit, i cili shkruan se, njoftimi për ndarjen nga jeta të piktorit të njohur, akademikut Rexhep Ferri, solli dhimbje e hidhërim të thellë në Akademinë tonë.
Advertisements
“Me ndarjen nga jeta të tij familja humbi njeriun e saj të dashur, ASHAK anëtarin e denjë të saj, ASHSH kolegun e vet të nderuar, Vlora qytetarin e saj të nderit dhe kultura shqiptare një personalitet të spikatur”, shkruan Skënder Gjinushi.
Jeta e Rexhep Ferrit ishte e mbushur me aktivitet artistik, kulturor e botues, duke e vendosur personalitetin e tij në bashkësinë e nderuar të akademikëve të Kosovës, midis personaliteteve më të shquar të kulturës shqiptare. Kryetari i ASHSH kujton se ekspozitat e shumta dhe botimet e Ferrit, përçuan modelin e artit kudo ku ndodhen sot shqiptarët dhe në mjedise ndërkombëtare.
ASHSH shprehu ngushëllimet e saj të ndjera për familjen e akademikut Rexhep Ferri; për kolegët akademikë të ASHAK dhe për gjithë bashkësinë e artkrijuesve dhe artdashësve të kulturës shqiptare.