Arben Isufaj, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka kërcënuar gjyqtarin e Gjykatës së Fierit. Mësohet se zanafilla e sherrit ka nisur për një çështje që gjyqtari Vladimir Cjapi ka në ngarkim. Bëhet fjalë për çështjen gjyqësore “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, ku i pandehur është një nga nipat e “Ben Qimes”.
Advertisements
Dyshohet se Isufaj i ka kërkuar ndihmë gjyqtarit, por ky i fundit nuk ka pranuar dhe për pasojë është pritur keq.
Advertisements
“Mbaje mend se çdo të të bëj, edhe mushkonjat e shtëpisë do ti vras”, dyshohet të jetë ky mesazhi kërcënues që Isufaj i ka dërguar gjyqtarit.
The Hollywood Casting Process Has
Menjëherë pas mesazhit, gjyqtari Cjapi bërë kallëzim në polici.
Nga kontrollet që forcat RENEA kanë bërë banesat, ambientet dhe automjet që janë në pronësi të 55-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një palë targa të huaja, jelek multifunksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumente zyrtarë. 55-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.