Frikë në Paris/ Gjenden 5 arkivole të mbështjellë me flamurin francez pranë kullës Eiffel, ja mesazhi i shkruar mbi to

by editor

Pesë arkivole të mbështjellë me flamuj francezë me fjalët “ushtarët francezë në Ukrainë” të shkruara mbi to, janë gjetur pranë Kullës Eifel në Paris.

Advertisements

Siç raporton AFP, në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar tre persona, transmeton Telegrafi.

Advertisements

Rreth orës 09:00 të së shtunës, tre persona lanë pesë arkivole në Quai Branly në Paris, pranë Kullës Eiffel. Arkivolët përmbanin suva.

Aty pranë u arrestua shoferi i kamionit që transportonte arkivolet. Ai i tha policisë së Parisit se ishte paguar 40 euro për të transportuar dy persona të tjerë dhe ngarkesën e tyre.

Sipas AFP, shoferi kishte mbërritur nga Bullgaria një natë më parë.

Dy të dyshuar të tjerë u arrestuan më vonë në anën tjetër të Parisit, në stacionin e autobusëve Bercy, ku ata ishin gati të hipnin në një autobus për në Berlin. Njëri nga të arrestuarit ishte ukrainas dhe tjetri gjerman.

You may also like