Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplas këmbësorin

by editor

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”.

Advertisements

Një këmbësor është përplasur me makinë, ku për pësojë u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Advertisements

“Rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., ka përplasur shtetasin M. F., 40 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.”– njofton policia.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

You may also like