Egnatia fitoi për herë të parë në histori trofeun e SuperKupës së Shqipërisë, pasi mundi Kukësin 2-0 në finalen e luajtur sot në mbrëmje në stadiumin “Arena Kombëtare”. Rrogozhinasit triumfuan me golat e Serxho Ujkës dhe Soumaila Bakayoko.
Advertisements
Egnatia e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Ilir Dobjan (GK), Albano Aleksi, Regi Lushkja, Soumaila Bakayoko, Renato Malota (C), Edison Ndreca, Arbin Zejnullai, Arbenit Xhemajli, Rezart Rama, Serxho Ujka dhe Abdurraman Fangaj.
Advertisements
Kukësi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Amarildo Dervishaj (GK), Erest Lamellari, Abiodun Basit Yusuf, Albi Matani, Mario Berishaj (C), Francesko Hasaj, Abdulkadir Abubakar Nasir, Xhuljan Kapllanaj, Redon Dragoshi, Geri Selita dhe Redon Danaj.
Egnatia dominoi takimin që në fillim dhe pas disa rasteve të mira ia doli mbanë të zhbllokonte rezultatin me Serxho Ujkan në minutën e 20-të. Pjesa e parë u mbyll 1-0.
Në fraksionin e dytë ndeshja u bë tepër interesante. Kukësi shpërdoroi disa mundësi të mira me kapitenin Beshiraj. Megjithatë, Egnatia realizoi golin e dytë në të 85-ën me Soumaila Bakayoko. Ndeshja u mbyll 2-0 për Egnatian.
Edlir Tetova ka meritë të veçantë në sukseset e Egnatias gjatë vitit 2024. Pas fitimit të Superkupës, trajneri i rrogozhinasve e pranoi se nuk e kishte menduar kurrë që në vitin e tij të dytë te ky ekip do të fitonte tre trofe.
“Është një kënaqësi dhe gëzim i madh, arrij të mbyll një formë të projektit që kisha përgatitur. Nuk kisha menduar 3 kupa, një Kupë Shqipërie do ta kishim merituar vitin e parë. Viti i dytë, gjithçka perfekte.
Do t’i falënderoj këta djem, që i kam mërzitur pa fund. Dominuam si në lojë dhe rezultate. Çdo gjë që e kisha menduar ka dalë.
Mund të bënim më mirë në Europë, sidomos në ndeshjen e Champions-it, meritonim më shumë me lojën që kemi bërë. Në ndeshjen e dytë morëm riskun tonë” tha ai.