Dy turistë zbuluan gjatë ecjes në plazhin e Cavallino-Treporti (Venecia), pjesën e sipërme të kafkës së një fëmije, i cili sipas gjetjeve fillestare mund të ishte nga 6 deri në 7 vjeç.
Advertisements
Hetimet janë duke u zhvilluar, por mbetet një mister i vërtetë çfarë ndodhi në zonën veneciane.
Advertisements
Çifti i turistëve nga Udine treguan se teksa po bënin një shëtitje në plazhin Cavallino -Treporti zbuluan mes shkëmbinjve atë që duket të jetë pjesa e sipërme e kafkës së një fëmije, e mbetur nën ujë për kush e di sa kohë aq sa ka qenë në gjendje të avancuar dekompozimi.
Hetimet janë duke u zhvilluar për të gjurmuar se kujt mund t’i përkasin ato kocka dhe për të zbuluar i kujt ishte fragmenti i kafkës.
Gjetjet e para, pas analizave të kryera në spitalin Jesolo, sugjerojnë se fragmenti i kockës mund të datohet me dekada apo edhe më shumë dhe se mund të jetë nga një fëmijë i moshës rreth 6 deri në 7 vjeç.
Ndër hipotezat që po shqyrtohen nga hetuesit, është se mbetjet mund të datojnë që nga lufta në ish-Jugosllavi dhe janë tërhequr zvarrë në breg nga rryma detare, ndoshta si pasojë e stuhive të ditëve të fundit.
Policia shkencore që citon noa.al tha sot se do të vijojë në ditët në vijim me të gjitha hetimet e nevojshme dhe kafka do të qëndrojë në dispozicion të organeve gjyqësore për çdo hetim të mëtejshëm. /noa.al