“Gjobaxhie dhe gënjeshtare”/ Ermonela Felaj debat të ashpër me Gaz Bardhin në Kuvend: Të nxjerr jashtë, ato që thua shko tregoja…

by editor

Drejtuesja e seancës parlamentare, Ermonela Felaj është përplasur me Gazment Bardhin për listën e diskutantëve. Teksa Felaj bën sqarimin, Bardhi nga vendi flet duke e quajtur “gënjeshtare dhe gjobaxhie”.

Advertisements

Ndërkohë Felaj nga ana e saj e paralajmëroi se në bazë të rregullores mund ti heqë fjalën dhe ta nxjerrë jashtë.

Advertisements

“Ato gjobaxhiet shko tregoi atje ku të mësojnë sesi të vish dhe të flasësh kështu”, i tha Ermonela Felaj, Gazment Bardhit.

Felaj: Një sqarim për listën e diskutantëve. Lista bëhet nga grupet dhe drejtuesi i seancës. Një minutë, se ju vetëm gënjeni dhe të gjithë ngatërresën ju e bëni bashkë me kolegët. Ne nuk bëjmë asnjë listë si të duam. Por listat kanë një logjikë që imponon rregullorja që është harmonizimi i grupeve. Deputetja Ilda Dhori përfaqëson jo grupin parlamentar të PD, por grupin parlamentar Demokraci dhe Integrim. Si kundër Elda Hoti nuk përfaqëson grupin e PD, por grupin Aleanca për Ndryshim, kështu që nuk ka gabim në listë. Zonja Hoti do ta marrë kur ti vijë radha. Mos gënjeni kolegët tuaj.

Bardhi flet nga vendi pa mikrofon: Gënjeshtare

Felaj: Gënjeshtar je ti i kapur me fakte dhe prova që nuk e di ku i ke deputetet dhe deputetet nuk dinë se ku janë.

Bardhi flet nga vendi pa mikrofon: Gjobaxhie

Felaj: Zoti Bardhi ju tërheq vëmendje, ju lutem mos e përsërisni sepse ju heq të drejtën e fjalës dhe ju nxjerr jashtë. Ato gjobaxhiet shko tregoi atje ku të mësojnë sesi të vish dhe të flasësh kështu.

You may also like