Ilir Beqaj ka qëndruar gjatë sot në Kryesinë e Kuvendit ku u paraqit në orët e para të mëngjesit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi, por kjo dëshmi dështoi.
Advertisements
Ai u shfaq me pranga në duar, por është munduar që t’i fshehë duke i mbuluar me xhup.
Advertisements
Të njëjtin veprim bëri edhe kur doli nga Kryesia e Kuvendit rreth orës 19:45.
Ish ministri para se të futej në furgon, iu drejtua gazetarëve duke i thënë “ndjesë për pritjen”.
Advertisements
Seanca e pyetjeve me ish ministrin Ilir Beqaj do të rinisë nesër në rreth orës 10:30.
“Këtu e mbyllim, me propozim të nënkryetarit e mbyllim sot për të vijuar nesër në 10:30 me të njëjtin rend dite”, tha Albana Vokshi.
Kujtojmë që për disa orë me radhë, dëshmia e Ilir Beqajt për sterilizimin u mbajt peng pasi demokratët dhe socialistët nuk ranë dakord për procedurën si do të bëhej deklarata e Ilir Beqajt.
Ilir Beqaj mbërriti në Kuvend me pranga në duar, i shoqëruar nga policia dhe sapo u ul në vendin e dëshmitarit futi në ngërç komisionin me kërkesën për të shoqëruar deklaratën e tij me pamje vizuale, foto dhe video, me anë të cilave kërkonte të mbronte vendimin për të dhënë me koncesion procesin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitalet publike.