I bëri vajzës emrin tatuazh, testi i ADN-së e trondit: Vinicius nuk është babai biologjik i Meit

by editor

Mbrojtësi i Shakhtar Donetsk, Vinicius Tobias, ka përjetuar një tronditje të madhe personale pas zbulimit se ai nuk është babai biologjik i vajzës së tij të sapolindur, Meit. Vajza erdhi në jetë më 8 tetor, dhe për të shprehur dashurinë e tij, Vinicius bëri një tatuazh që shkruante: “Meit, të dua”.

Advertisements

Megjithatë, ish-bashkëshortja e tij, Ingrit Lima, në një postim në rrjetet sociale, shpjegoi se pas testit të ADN-së, rezultoi që Vinicius nuk është babai i vajzës. “Unë dhe Tobias nuk kemi qenë bashkë për disa kohë dhe gjatë kësaj kohe marrëdhënie të reja. Kemi bërë një test ADN-je dhe Meit nuk është vajza e tij,” theksoi ajo.

Advertisements

Ky zbulim ka sjellë një periudhë të vështirë për lojtarin, i cili kishte krijuar një lidhje të veçantë me të sapolindurën. Situata ka gjasa të ketë ndikime emocionale, teksa Tobias përpiqet të gjejë balancën mes jetës personale dhe karrierës së tij në futboll.

You may also like