Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka reaguar në rrjetet sociale nëpërmjet lidhur me një deklaratë të bërë nga Gaz Bardhi në Komisionin e Ligjeve ku shprehu se “bashkëshorti i deputetes Felaj, Bledar Valnikaj, është i vetmi prokuror që i është shmangur filtrit të Vetting dhe është në detyrë”.
Advertisements
Mirëpo deklarata e Bardhit nuk mbaroi me kaq pasi shprehu se 4 familjarë të deputetes së PS-së janë pjesë e strukturës së Prokurorisë së Tiranës.
Advertisements
“E solle ti, e propozove ti dhe e diskutoi dhe mbështeti në vijim komisioni i ligjeve, në të cilin as nuk bëja pjesë në legjislaturën e kaluar , sikunder më herët kur u zgjodhën trupat e vetingut dhe u konstituan KLP e KLGj s kam oasur as mandat deputeteje qe të votoja kënd sipas mendjes tënde të vogël! Sigurisht ti bëre detyrat që të dha partia jote dhe jo interesat e mia afërmendsh!
Por gjuha jote e mbrapshtë lëpin gjithcka që i serviret ose e sheh si ushqim për inferioritetin e vet, ndaj të gjithë atyre që rrugën e jetës dhe të karrierës e kanë ndërtuar vetë, me mund e sakrifica, duke e filluar nga *gaveta sic thotë një shprehje, pa iu servilosur, pa i ndenjur pas xhaketës dikujt dhe natyrisht jo si specialisti/çingija që partia e bëri ministër me gjithsej 3 muaj punë në jetë të vet .” ka shkruar deputetja socialiste.