Në San Benedetto del Tronto, notarët mund të qëndrojnë të sigurt!
Advertisements
Kjo falë kujdestarit të ri të plazhit, Dario Kercuku, djaloshi shqiptar me origjinë nga Lushnja. I riu në fakt ishte protagonist i 17 ndërhyrjeve të shpëtimit në det, ndërhyrje komplekse të kryera në Albula.
Advertisements
Ai është shprehur për median italiane duke treguar vështirësitë e punës dhe shpëtimit të pushuesve nga mbytja në atë bregdet:
“Tashmë në atë pikë është urdhëruar ndalimi i larjes së det. Mbi të gjitha, pushuesit janë në rrezikun më të madh, disi të “tradhtuar” nga prania e një shkëmbi në zonë. Shpesh ndihen të sigurt sepse janë afër shkëmbit dhe pikërisht aty përfunduam ndërhyrjen më të vështirë bashkë me dy shpëtimtarë të tjerë”, ka thënë ai.
Advertisements
Kliko për VIDEO