Një konflikt i dhunshëm mes disa vajzave ka ndodhur pranë një lokali në bulevardin “Republika” në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve prej qelqi, duke shkaktuar plagosjen e një vajze.
Advertisements
E plagosura është identifikuar si shtetasja P.M., e njohur më parë për përfshirjen në publikimin e materialeve denigruese ndaj minorenëve në një faqe në Instagram. Ajo është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për mjekim.
Advertisements
Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka shoqëruar në komisariat dy vajza dhe një djalë. Dyshohet se konflikti ka lindur pikërisht për shkak të përmbajtjes së faqes së Instagramit të administruar nga P.M. dhe një tjetër shtetase, ku shpërndaheshin materiale që denigronin vajza dhe djem të mitur në juglindje të vendit.
Burime nga komisariati bëjnë me dije se pas përfundimit të trajtimit mjekësor, edhe e dëmtuara pritet të merret në pyetje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.