Irani nxjerr tanket dhe “përgatitet” për luftë, teksa SHBA-të “parkojnë” luftanijet në Mesdhe

by editor

Në një moment delikat në Lindjen e Mesme, kur konflikti midis Hamasit dhe Izraelit është intensifikuar duke çuar në shkatërrimin e Gazës, një “luftë e ftohtë” është duke u zhvilluar midis Iranit dhe SHBA-ve.

Advertisements

Teksa Amerika ka shprehur hapur mbështetjen për Izraelin, duk stacionuar tashmë në Mesadheun Lindor dy aeroplanmbajtëset USS Gerald R Ford dhe USS Dwight D Eisenhower, së bashku me anijet e tyre mbështetëse, Irani ka dënuar fort ofensivën ushtarake të Tel Avivit në Rripin e Gazës.

Advertisements

Që pas nisjes së konfliktit me sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor, Irani ka shprehur hapur mbështetjen për palestinezët dhe liderët në Teheran besojnë se ndërhyrja e Amerikanëve do të sjellë përhapje më të gjerë të luftës.

Sakaq, këtë fundjavë Irani ka nisur edhe stërvitje ushtarake masive, duke aktivizuar 200 helikopterë, raketahedhës, tanke, avionë dhe mijëra trupa.

Stërvitja është quajtur “Autoriteti 1402”, me Republikën Islamike që ka vendosur të përfshijë në të përdorimin e versioneve të përmirësuara të raketave të tyre të prodhuara në vend, Daën dhe Diamond.

Ushtria e Teheranit është duke testuar gjithashtu bomba të reja, si dhe helikopterë sulmues.

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë iraniane Abdolrahim Mousavi pas nisjes së stërvitjes tha se “ne jemi gjithmonë të gatshëm të përballemi me kërcënimet”.

Helikopterët iranianë kanë lëshuar raketa në errësirë dhe shkatërruan armikun e pretenduar duke përdorur sisteme të shikimit gjatë natës.

Komandanti Mousavi shpjegoi se stërvitjet kishin për qëllim të përcaktojnë aftësitë e ushtrisë dhe të promovojnë autoritetin e mbrojtjes dhe luftimit të vendit.

Stërvitja nis vetëm një natë pasi Izraeli nisi sulmin në shkallë të gjerë në Gaza, duke dërguar trupa dhe tanke që kalonin përtej kufirit pas një sulmi masiv ajror.

Frika është e madhe se Irani mund të ndërhyjë duke u bërë pjesë e konfliktit, qoftë drejtpërdrejt ose nëpërmjet grupeve të tij terroriste si Hezbollahu.

Në Tel Aviv dyshojnë se milicitë e mbështetura nga Irani po përgatiten të bashkohen dhe të pushtojnë Izraelin pasi një mesazh i keq u shfaq në kufirin libanezo-izraelit.

Një mural rrëqethës i grupeve terroriste, duke përfshirë Hamasin dhe grupin militant libanez Hezbollah, u pikturua këtë javë në anën libaneze të murit kufitar.

Izraeli e konsideron Hezbollahun si një kërcënim edhe më të madh se Hamasi për shkak se është i armatosur rëndë me armë të furnizuara nga Irani.

You may also like