Mediat greke kanë publikuar pamjet e momenteve kur 41-vjeçari nga Tirana, Amarild Muka, ka vjedhur 8 makina luksoze, vlera e të cilave i kalon 400 mijë euro, nga parkingjet në Athinë.
Advertisements
Në pamjet e publikuara 41-vjeçari shqiptar pasi kishte vjedhur tashmë çelësat e makinës nga parkingu, futet në to dhe largohet “si një zotëri”, shkruan Protothema.
Advertisements
Siç konstatohet nga hetimet e punonjësve të Policisë në Athinë, 41-vjeçari vepronte që në vitin 2022 dhe synonte mjete shumë të shtrenjta, kryesisht xhipa dhe fuoristradë, të parkuara në parkingje private.
Sipas informacioneve, pas hyrjes në garazhe, ai ose merrte çelësat e makinës nga hapësira e magazinimit ose u merrte automjetet punonjësve, duke u paraqitur si i afërm i pronarit. Me këtë metodë ai ka arritur të vjedhë 8 makina luksoze, vlera e të cilave i kalon 400 mijë euro.
Sipas mediave fqinje, Amarild Muka ka vjedhur dhe një makinë me vlerë mbi 80 mijë euro. Një prej viktimave të vjedhjeves, ka thënë për mediat se 41-vjeçari arriti të mashtrojë punonjësin e parkimit duke thënë se ishte vëllai i tij dhe arriti të largohej me makinë, madje duke paguar edhe biletën.
“E kisha parkuar makinën në një parking në Ippokratous. E lashë në mesditë për 2-3 orë. Kur shkova ta merrja për t’u larguar, punonjësi më tha: ” Vëllai yt erdhi dhe e mori “. Më është dukur paksa e dyshimtë që punonjësi e ka dhënë kështu. I dha çelësat, ai e pagoi edhe parkimin. Ai nuk kishte as një copë letër dhe ishte i një kombësie tjetër nga unë. Dhe kur pashë videon nga kamerat, nuk më dukej se po i jepte çelësat, ndaj po e mashtronte”, thotë pronari, i cili u trondit kur kuptoi se xhipi luksoz, ngjyrë gri, me vlerë mbi 80 mijë euro, kishte “fluturuar”.
Por për fatin e tij, makina kishte të instaluara dy pajisje GPS dhe me ndihmën e Policisë, 3 orë më vonë ai arriti ta lokalizonte të braktisur në zonën e Kerameikos.
“Në makinë, për fat, kisha dy GPS dhe e dija se ku ishte. Këtë e ka kuptuar edhe ai (autori) dhe për këtë arsye e ka braktisur jashtë një lokali në Kerameikos. Ai kishte çelësat, unë e hapa dhe hyra me çelësat e dytë”, tregoi.
Mjetet e vjedhura
09.01.2022 – Në parkingun “Alkiviadou 90 Garage” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” C180 me targa ANP-3736 në pronësi të grekut R. R.
02.09.2023 – Në parkingun “Xentea” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Porsche” Cayenne me targa IHO-3030, me vlerë 50.000 euro, në pronësi të grekut E. L.
20.10.2023 – Në parkingun “Akrokeramos A. E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” ML 350 me targa IMH-9983, me vlerë 22.000 euro, në pronësi të grekut K. Z.
25.10.2023 – Në parkingun “Unitpark” në Athinë, ka vjedhur mjetin “BMW” X5 me targa BKH-3931, me vlerë 80.000 euro, në pronësi të grekut A. K.
24.12.2023 – Në parkingun “Parking Safe Monoprosopi I K E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa AB777VD, në pronësi të shqiptarit V. Dh.
03.02.2024 – Në parkingun “ParkingLand” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa PMB7369, në pronësi të grekes B. T.
23.03.2024 – Në parkingun “Leounakis Xaralampos” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Lexus” me targa XZA-1182, në pronësi të një firme dhe i marë me qira nga grekja G. X.
29.04.2024 – Në parkingun “Akrokeramos A. E”, në Athinë, ka tentuar të vjedhë mjetin “BMW” 316 me targë të panjohur.
Amarild Muka rezulton i arrestuar në Tiranë në mars 2012 për vjedhje në bashkëpunim të një ore dore dhe një celulari. Në maj 2017 është arrestuar në aksin Mamurras-Laç, pasi u kap duke drejtuar një mjet “Mercedes-Benz”, të cilin e kishte vjedhur në Tiranë, ku kishte marrë edhe 600 euro e 12.000 lekë. Në nëntor 2017 rezulton i arrestuar në Kamëz, me një pistoletë me silenciator pa leje.