Gazetari Blendi Fevziu duke komentuar në emisionin modelin e biznesmenit në Shqipëri gjatë tranzicionit u shpreh se ka biznesmenë të ndershëm dhe që paguajnë taksat, siç edhe ka biznesmenë të mëdhenj, të pangopur që kanë marrë miliarda nga paratë publike dhe për këtë qëllim ai i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë këtë kategori, që janë përgjegjës më shumë se politikanët për grabitjen e vendit.
Advertisements
“Në Shqipëri ka biznesmenë shumë seriozë, por ka model kur drejton me vëllezër, kunetër dhe marrin tendera publikë. Janë ata që nuk bënë inceneratorin. Morën rrugën nuk e bënë 11 metra, por 9 metra, apo bëjnë rrugë që i merr shiu.
Advertisements
Janë pasuruar me spekulime. Janë mizerabël. Nuk dijnë të artikulojnë dhe janë përgjegjës më shumë se politikanët, sepse kanë qenë edhe sponsor të tyre, kanë blerë vota për ta.
SPAK duhet të hetojë ata që kanë marrë investime publike dhe kanë vjedhur dhe çeduar. Duhen hetuar me seriozitet. Ka edhe biznesmenë seriozë që punësojnë me mijëra vetë. Ka një kategori që pasi kanë miliona dhe miliarda dhe kanë bërë gjithçka bëjnë gjithçka për të grabitur. Injorantë. Të tmerrshëm. Ka biznesmenë të vegjël dhe të mesëm që mundohen paguajnë taksat. Dhe ka biznesmenë të mëdhenj që janë më të pafytyrët që marrin edhe centimetrin e fundit. Por duhen ndaluar, se ata nuk ndalojnë vetë, sepse pafytyrësia e tyre për të marrë gjënë publike, tenderat publikë dhe nuk paguajnë.
Advertisements
Është një turp. Njëri takoi një biznesmen të madh britanik dhe ai i dha kartvizitën. Më pas me kartvizitën e britanikut që e kishte ende përballë ai kruante dhëmbët. Ky është jo turp, por të dalësh nga salla dhe këta marrin miliona nga paratë publike”-tha Fevziu.