“Kam kaluar një fëmijëri me trauma! Mami ndërroi jetë dhe babai…”/ Banori i ri i BBV rrëfehet si asnjëherë më parë, zbulon historinë e tij të dhimbshme

by editor

Edhe pse ka pak ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, Shkëlqim Bega ka vendosur që të ndajë me publikun një histori të trishtë nga fëmijëria e tij.

Advertisements

Gjatë një bisede me Graciano Taganin, boksieri ka treguar se ka kaluar një fëmijëri me trauma pasi nëna e tij ndërroi jetë kur ai ishte në një moshë të vogël.

Advertisements

Bega tha se babai i tij nuk u martua më, duke ua kushtuar jetën fëmijëve të tyre, të cilët tashmë i ka si shokë.

“Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurt” – iu drejtua balerini duke e ngushëlluar Çimin për humbjen e nënës së tij.

Shkëlqimi: Fëmijëria jote ka qenë bardh e zi, por e imja ka qenë me trauma. Janë shumë gjëra që s’ke pasur fëmijëri

Graciano: Besoj që motrat të kanë ndihmuar shumë

Shkëlqimi: Po, por edhe ato e kanë përjetuar

Graciano: Po babai jot a krijoj ndonjë marrëdhënie tjetër apo jo.

Graciano: Ua dedikoj jetën vetëm ju

Shkëlqimi: E kam si shok. Janë gjëra që nuk jam as i pari dhe as i fundit që i ndodhin, por janë të forta

Graciano: Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurt. Sa mirë se e ke gjetur veten që punon

Shkëlqimi: Më pëlqen më shumë puna në lëvizje

You may also like