Keni bërë plane për udhëtim? Mësoni si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

by editor

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore, afrimi gradual i Anticiklonit Afrikan.

Advertisements

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite dhe të larta transparente.

Advertisements

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

në zonat malore 4 deri 16°C

në zonat e ulëta 6 deri 22°C

Advertisements

në zonat bregdetare 9 deri 20°C

You may also like