Vëllai i Bardha Palit, 47-vjeçares e cila i dha fund jetës pas një postimi në rrjetin sociale Facebook ku zbulonte arsyet e aktit, është shprehur se e motra kishte 2 muaj që nuk jetonte në një banesë me bashkëshortin.
Advertisements
Ai ka deklaruar se e motra, e cila u vetëvarur me litar në Pirgos të Greqisë më 3 shkurt, debatonte me të shoqin, Ilir Palin për arsye xhelozie, ndërsa shtoi se në amanetin e lënë për të birin ka kërkuar që bashkëshorti të mos fusë grua tjetër në shtëpinë e tyre në Durrës.
Advertisements
I vëllai i Bardha Pali shtoi se 47-vjeçares i vinte zor të ndahej nga burri, ndërsa hodhi akuza se Iliri mund ta ketë shtyrë drejt vetëvrasjes duke theksuar se “çështja nuk mbyllet me kaq”.
“Djali më tha që ata kishin dy muaj që nuk rrinin bashkë në një shtëpi. Kishin grindje për punë xhelozie. Në Facebook, ajo ka lënë amanet që Ilirin mos ta pranojmë në shtëpi, në Durrës. I ka lënë amanet djalit që Iliri mos të fusë nuse tjetër në shtëpi.
Motra ime e çoi deri në këtë gjendje se i vinte zor të ndahej, se kjo nuk nuk ka ndodhur në fisin tonë. Kishte 33 vite martesë. Ai (Iliri) mund ta ketë shtyrë motrën time, kjo çështje nuk mbyllet me kaq”, tha vëllai i të ndjerës për “Shqipëria Live”.