“Ko*kaina sillej nga vendet e Amerikës Latine!” Aksioni antidrogë, zbulohet identiteti i njërit prej anëtarëve të grupit kriminal

by editor

Vijojnë të zbardhen të tjera detaje lidhur me operacionin antidrogë të nisur pasditen e djeshme në Tiranë dhe disa zona të tjera në vend. Mediat raportojnë se kokaina sillej nga vendet e Amerikës Latine, një linjë e njohur për grupe të tjera kriminale.

Advertisements

Ndërkohë kryeqytet është zbuluar një laborator droge për të cilin është përshtatur një banesë si vend që do përpunohej lënda kokainë. Në Qerekë janë gjetur pajisje materiale që përpunojnë drogën e kokainës.

Advertisements

Gjithsesi ende nuk janë dhë detaje zyrtare nga ku raportohet se janë arrestuar disa persona. Po nga ana tjetër, bëhet me dije se operacioni vijon edhe në qytete të tjera, si në Durrës dhe Kavajë për shkak se grupi përdorte zona të ndryshme dhe objekte të ndryshme duke e zhvendosur vendin ku përpunohej kokaina.

Mësohet se njëri prej anëtarëve të grupit kriminal është Aldi Zonja, teksa raportohet gjithashtu se ndaj personave të tjerë gjykata ka aprovuar kërkesën e masave të SPAK për urdhër ndalimi

Advertisements

You may also like