Kryeministri britanik betohet para parlamentit dhe mban fjalimin e parë! Rishi Sunak e uron: Mund të debatojmë, por…

by editor

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka bërë betimin para parlamentit, ndërsa ka mbajtur edhe fjalën e tij të para si kryeministër.

Advertisements

Ai u shpreh se do t’i japin fund një politike që sipas tij shpesh shihet si egoist, duke e zëvendësuar me politikën e shërbimit.

Advertisements

“Tani si parlament i ri, ne kemi mundësinë dhe përgjegjësinë për t’i dhënë fund një politike që shpesh shihet si egoiste dhe e fiksuar ndaj vetvetes. Dhe ta zëvendësojmë atë politikë të performancës me politikën e shërbimit, sepse shërbimi është parakusht për besim. Dhe nevoja për të rivendosur besimin duhet të rëndojë shumë mbi çdo anëtar këtu, të ri dhe të rikthyer. Të gjithë kemi për detyrë të tregojmë se politika mund të jetë një forcë për të mirën”.

Ndërkohë Rishi Sunak uroi kryeministri i ri, duke thënë se pavarësisht ndasive politike, qëllimi është i njëjtë për të gjithë, t’i shërbejnë zgjedhësve.

Advertisements

“Ndërsa merr përsipër detyrën e tij, ai dhe familja e tij meritojnë urimet e të gjithëve ne. Në politikën tonë, ne mund të debatojmë fuqishëm siç bëmë kryeministri dhe unë gjatë gjashtë javëve të fundit, por prapëseprapë e respektojmë njëri-tjetrin. Çfarëdo mosmarrëveshjeje që mund të kemi në këtë Parlament, e di se të gjithë ne nuk do ta harrojnë faktin se të gjithë jemi të motivuar nga dëshira jonë për t’i shërbyer zgjedhësve tanë, vendit tonë…”

You may also like