Një i vrarë dhe një i plagosur mbas një sherri para pak minutash në godinën 4 të burgut Korridhalos.
Advertisements
Në këtë godinë mbahen të dënuarit nga Shqipëria.
Advertisements
Përleshja ndodhi mes dy të dënuarve, ku i plagosuri quhet Altin Vokri nga Gjakova, ndërsa Alfons Ndoci është viktima.
Kush është Alfons Doçi
Advertisements
I ndjeri ka qenë i dënuar për dy vrasje. Në 2017 ai kishte vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitje. Po ashtu pak më vonë ai do të vriste sërish një tjetër grua gjatë një grabitje.
Pas ngjarjes shqiptari ra në prangat e policisë greke. Por ai do të bëhej përsëri kryefjalë e mediave, pasi arriti të arratisej së bashku me një shqiptar tjetër. Arratisja ndodhi teksa ishin duke u transferuar nga Athina për në burgun e Kretës.
Arratia e Alfons Doçit dhe Xhilian Halilit në 2018 do të zgjaste vetëm 48 orë. Pas operacionit intensiv, policia arrestoi dy shqiptarët në një apartament në “Nea Filadelfia”.