Policia e Durrësit ka ushtruar kontroll në banesën e një zyrtareje arsimore, e cila në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin ngritur një skemë mashtrimi me bursa dhe mundësi studimi në SHBA.
Advertisements
Dyshohet se kundrejt pagesës, ato premtonin bursa dhe mundësi studimi në SHBA për të rinjtë e qytetit të Durrësit, duke pretenduar se kishin mbështetjen e ambasadës së SHBA në Tiranë si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.
Advertisements
Njoftimi i Policisë:
Departamenti i Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, hetime të përbashkëta me zyrtarë të zbatimit të ligjit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për zbulimin dhe goditjen e një skeme mashtrimi për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për studime në SHBA.
Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për ushtrimin e kontrollit në banesën e shtetases V. L., zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.
Shtetasja V. L. është vënë në hetim, bashkë me shtetasen K. J., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24.”
Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë skemë mashtrimi.