“Midis Romeos dhe Ilnisës, kë do zgjidhje në finale?”/ Jul Deda vendos me shpatulla pas murit Meritonin, ja si reagon këngëtari (Video)

by editor

Shtëpia e Big Brother Vip 3 mbrëmjen e djeshme ka qenë e përfshirë nga debate të shumta. Një prej tyre, debati i Julit dhe Romeos ku në mbrojtje të Romeos ka ndërhyrë edhe Meritoni.

Advertisements

Gjatë spektaklit Romeo u pyet nga moderatori se kush e meritonte finale e madhe mes Meritonit dhe të dashurës së tij Heidit. Kësaj pyetjeje Romeo ju përgjigj duke thënë se Heidin e do shumë fortë, është e zgjuar, inteligjente por edhe Meritoni ka dhënë shumë për lojën.

Advertisements

Julian Deda i është drejtuar Romeos se me përgjigjen që dha ai nuk u tregua i qartë dhe nuk mundi të zgjedhë dot mes të dashurës së tij dhe shokut.

Në atë moment ndërhyn Meritoni duke dalë krah Romeos. Meritoni shprehet se Romeo u tregua mjaft i qartë dhe e ka respektuar gjithashtu nëse pyetja do t’i drejtohej atij, nëse e dashura e tij do të ishte në shtëpi, ai do të ishte përgjigjur njësoj.

Juli ka pyetur ballë për ballë meritonin për përgjigje se kë do kishte zgjedhur në finale dhe Meritoni përgjigjet se ai do dëshironte shumë të fitonte lojën me të dashurën e tij Ilnisën. Romeo ka reaguar duke thënë se Meritoni këtë gjë e ka thënë gjithmonë edhe më parë.

Advertisements

Pjesë e debatit

Juli: “O Meriton kë do zgjidhje për finale Romeon apo Ilnisën , më jep përgjigje tani”

Meritoni: “çfarë njeriu!”

Juli: “Meriton të lutem më jep përgjigje mos më devijo, me kë do kishe shkuar në finale?”

Meritoni: “Unë do doja t’a fitoja me Ilnisën lojën”

Juli: “Iku u kry e zgjodhi”

Romeo: ” Po e ka thënë ore edhe më parë ai këtë gjë”

You may also like