Mot i qëndrueshëm edhe në fundjavë, nuk priten reshje shiu

by editor

Moti do të vijojë të jetë i qëndrueshëm në vend edhe gjatë fundjavës.

Advertisements

Meterologia e Meteoalb, Lajda Porja thotë se territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Advertisements

Temperaturat maksimale, sipas Porjas, pritet të shkojnë në 27 gradë celcius.

“Përsa i përket territorit shqiptar përgjatë ditës së sotme dhe fundjavës, do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti i kthjellët do të jetë prezent, kryesisht në vijën bregdetare dhe në zonat e ulëta. Megjithatë, dita e sotme do të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare, dita e shtunë do të ketë më shumë diell, dita e diel do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Megjithëse vranësirat do të jenë prezente gjatë ditës së diel, nuk pritet që të ketë reshje në territor. Përsa i përket vlerave termike, sot luhaten zonat malore 7 gradë, 12-15 gradë vija bregdetare dhe zona e ulët. Maksimalja do të ngjitet në 27 gradë celcius për ditën e sotme.

Advertisements

E shtuna do të sjellë një rritje të lehtë të tyre, ndërkohë mbeten konstante ditën e diel. Vendet e rajonit, Republika e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përgjatë gjithë javës ka qenë me diell, parashikohet që kjo fundjavë të jetë me kthjellime, dhe vranësira të lehta dhe kalimtare. Vranësira të shumta paraqiten përgjatë ditës së diel në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë nuk pritet që të ketë reshje edhe për vendet e rajonit”, theksoi ajo./abcnews.al

You may also like