Na pret një javë me temperatura përvëluese, parashikimi

by editor

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.

Advertisements

Moti, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.

Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike.

Advertisements

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 10-12m/s.

Advertisements

You may also like