Ndërron jetë ish-bosi i “Cosa Nostra”-s, Messina Denaro ishte në koma të pakthyeshme

by editor

Ka ndërruar jetë Matteo Messina Denaro, ish-bosi i Cosa Nostra, i cili prej disa ditësh ishte në koma të pakthyeshme, në një spital në L’Aquila, ku ishte i burgosur nën regjimin “41 bis” pas arrestimit të tij në Palermo janarin e kaluar dhe thuhet se ka kërkuar të mos reanimohet
Mjekët deklaruan se atij i ishte ndërprerë ushqimi, pas diagnostifikimit me sëmundjen e kancerit, e cila ishte në gradën e fundit të rrezikshmërisë, në zorrën e trashë dhe kjo ka qenë dhe arsyeja e vizitave të shpeshta të familjarëve të tij.

Advertisements

Ish-bosi i Cosa Nostra kishte kaluar 30 vite si i arratisur, por më 16 janar ai u arrestua nga policia italiane, raporton Corriere.

Advertisements

“Më morët se jam sëmurë, nuk do të pendohem kurrë”, ishin disa nga fjalitë e tij të para që u tha hetuesve.

Para disa ditësh ai deklaroi nëpër media se është pajtuar me të bijën, Lorenza Alagna, dhe i ka dhënë asaj mbiemrin e tij, ku kjo e fundit firmosi aktin noterial.

You may also like