“Ndryshimet në qeveri, larje hesapesh brenda PS”- Meta: Hiqen ata me kontribute dhe vendosen anonimë! Në zgjedhje në listën e Berishës? Presidenti i PL: Do ta thyej..

by editor

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ndryshimet e fundit në qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se janë thjesht një përpjekje për të krijuar iluzion se diçka po ndryshon.

Advertisements

Sipas Metës këto ndryshime janë edhe larje hesapesh brenda PS, ku hiqen disa persona me kontribut dhe vendosen disa të tjerë për të firmosur çfarë i kërkon Rama.

Advertisements

“Ndryshimet janë tregues i kalbëzimit të qeverisë, janë përpjekje për të krijuar iluzionin se diçka po ndryshon, pa dyshim që janë edhe larje hesapesh brenda PS. Hiqen disa persona që kanë kontribut apo karrierë të caktuar në atë parti dhe anonime disa anonime për të firmosur gjithçka që do kërkojë Rama”, tha Meta.

Ndërsa sa i takon marrëveshjes PS – PD për listat dhe votën e diasporës, Meta tha se nuk ka reformë zgjedhore.

“Besoj se Berisha e ka bërë të qartë pozicionin e tij, ky është edhe pozicioni im, nuk ekziston asnjë reformë zgjedhore, nuk ekziston asnjë adresim i rekomandimeve seriozë të OSBE ODIHR”, u shpreh Presidenti i PL.

Ilir Meta po ashtu tha se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në Tiranë, madje do ta thyejë edhe herësin.

Pyetje: A do kandidoni i vetëm në zgjedhjet e ardhshme apo në listë me Berishën, sepse keni deklaruar më parë që do jeni kandidat për deputet në kryeqytet

Meta: Kush e vë në diskutim që unë do jem kandidat për deputet në Tiranë bën gabim të madh dhe besoj se do të thyej disa herë herësin

You may also like