Jemi në prag të një muaji të ri, teksa nesër data do shënojë 1 Nëntor.
Advertisements
Dhe sigurisht është e rëndësishme të dimë se çfarë kanë parashikuar yjet për ne.
Advertisements
I ftuar në “Shqipëria LIVE”, astrologu Jofiel Koço ka bërë një parashikim të fortë, sa i përket Shqipërisë. Ai tha se muaji nëntor forcon sektorin e taksave dhe tatimeve, e po ashtu atë të drejtësisë.
Ai shtoi se do ketë “furtunë” për personat që kanë vjedhur dhe kanë fshehur pasurinë e tyre.
“Nëntori forcon dy fusha. Së pari, nëse ka vjedhje në fushën e financës, do goditët fort nga sektori i Tatimeve. Pra nga astrologjia, ky muaj fuqizon shumë sistemin e taksave dhe tatimeve dhe godet personat që kanë abuzuar në këtë sektor. Po ashtu, forcon sektorin e gjykatave. Në nëntor ka furtunë që përfshin këto dy sektore, personat që kanë vjedhur dhe kanë fshehur të ardhurat për t’iu shmangur taksave do goditen këtë muaj”– tha astrologu.