Në prag të sfidës me Kroacinë, flet tekniku kuqezi Sylvinho: Ky është grup i vështirë, do bëjmë më të mirën

by editor

Shqipëria do të përballet të mërkurën me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Euro 2024. Në prag të këtij takimi, në konferencë për shtyp u shfaq trajneri i kuqezinjve, Sylvinho.

Advertisements

Numri një i pankinës u shpreh se e kupton shkallën e vështirësisë, por tha se është optimist.

Advertisements

“Ky është grup i vështirë, patjetër. Ky është një gëzim i madh që jemi këtu. Nuk ka negociata fare, ne do të bëjmë më të mirën. Ky është një kompeticion është i mrekullueshëm, asnjëherë nuk do heq dorë nga kualifikimi.

Ne kemi respektuar Italinë, deri në minutën e fundit kemi rrezikuar shumë dhe i jemi afruar barazimit. Ndoshta fitojmë.

Advertisements

“Spanja-Kroacia/ Kroacia pati mundësi ndaj Spanjës, i hapi punë spanjollëve. Ishte një ndeshje e mirë. Spanja ka shënuar golat që iu duheshin në 29 minuta. Kroacia ka aftësi teknike dhe cilësi të lartë. Ju e keni parë ndeshjen vetë dhe se sa e vështirë është Kroacia. Modric me shokë, çfarë mund të them, është gëzim më vete të luan ndaj tyre”-tha ai.

You may also like