Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë të martën se shteti i tij “nuk dëshiron të luftojë” por “është duke u përgatitur për luftë”.
Advertisements
“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, ka deklaruar Lukashenko, raportoi AP.
Advertisements
“Ne po përgatitemi për luftë, jemi duke i mësuar djemtë dhe vajzat tona, jemi duke i armatosur ata”, ka shtuar ai.
Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë ka thënë të martën se ka nisur stërvitjet e njësive të mbrojtjes në kufijtë me shtetet anëtare të NATO-s, Lituaninë dhe Poloninë.
Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë, e cila e ka lejuar atë që t’i mbajnë disa prej armëve nukleare në territorin e saj.
Lukashenko po ashtu e ka lejuar Kremlinin që ta përdorë territorin e saj për të dërguar trupat në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.