“Bardhi është shumë i mirë, më pëlqen”, ish-konkurrentja e “Për’puthen” zbulon të vërtetën: Ronaldo Sharka më dha 5 mijë euro për të djegur foton e Sarës në emision

by editor

Advertisements

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Gabriela, e ftuar këtë të martë në një emision televiziv, iu përgjigj Bardhit dhe Sara Gjordenit, të cilët e kritikuar ashpër për veprimin e saj në “Mos i bjer me top”, ku dogji foton e modeles

Sipas saj, në asnjë moment, nuk ka fyer as Sarën, as Bardhin.

“Është vetë loja e tillë, sepse ajo rubrika ka ose puthje, ose grisje. Dhe unë doja të bëja diçka ndryshe, më pëlqejnë gjërat e veçanta. Vendosa të marr një lapustil dhe një çakmak. Ka pasur reagime dhe nuk e kuptoj pse gjithë ky mllef. Kur e shava unë Sarën. Unë thashë nuk e njoh personalisht, nuk kam gjë me të, thjesht më doli foto, meqë e futa në gji Bardhin, thashë Sarën po e heq. I them Bardhit dhe Sarës ta shohin më mirë foton, se unë as nuk e shava, as nuk e ftova”.

Advertisements

Me humor, Gabriela tha se foton e këngëtarit do e vendosë nën jastëk.

“Është djalë shumë i mirë, shumë i edukuar, me karakter, më pëlqen. Tani atë foton do ta marr, do t’i hedh ndonjë sheqer, do të bëj një manifestim, do ta ve poshtë jastëkut”.

Advertisements

Ndërsa komenteve se sa para ka marrë nga moderatori Ronaldo Sharka për të djegur foton e Sarës, Gabriela iu përgjigj me batutë: “Pesë mijë euro më ka dhënë”.

You may also like